TeraSteel ju vë në dispozicion një seri aksesorësh për ndërtimin e depozitave (sallave):

Ndriçues plan

Ndriçues plan, me polikarbonat qelizor, me trashësi prej 30 mm montohet vetëm nga fillimi i ullukut (nuk lejohet mbivendosja mbi panelin sanduiç).

  • trashësia 30 mm
  • gjerësia 1000 mm
  • k=1.3 w/m2•k
  • trikameral
  • i qartë dhe i errët
  • pesha: 4 kg/m2
  • përcjellja e dritës: e qartë 59%, e errët 30%

Ndriçues me 5 valëzime

Ndriçues me 5 valëzime, me polikarbonat celular, trashësia prej 10 dhe 16 mm, përdoret për realizimin e shiritit ndriçues në planin e çative me panele sanduiç ose llamarinë e valëzuar.

  • trashësia 10 mm, 16 mm
  • gjerësia 1000 mm
  • k=2.9 w/m2•k
  • bikamerale
  • i qartë dhe i errët
  • pesha: 2.8 kg/m2
  • përcjellja e dritës: e qartë 72%, e errët 47%

Panelet e tymit:

Funksion i realizuar: ndriçim zenital, evakuim.

Kupola është ndërtuar për instalimin mbi çati me llamarinë të valëzuar ose panele sanduiç, me qëllimin e sigurimit të funksioneve të ndriçimit zenital, evakuimit të tymit në rast zjarri dhe realizimi i ajrosjes së përditshme.

Kupola përbëhet prej:

  • një bosht prej poliester armat me fibre qelqi, me gjatësi 300 mm, parashikuar me një izolues termik. Koeficienti i  transferimit termik nga  boshti i kupolës është: U=2.5 w/m2•ºK .
  • Një pjesë e lëvizshme e formuar nga një kornizë alumini e cila mbulon perimetrin e materialit nga i cili është realizuar “kapaku” me qëllimin e fiksimit dhe mbrojtjes së saj.
  • Një cilindër pneumatik hapje, veprues nga një aparat termoplastik i programuar për një temperaturë të caktuar. Forca e hapjes së pjesës së lëvizshme jepet nga ky cilindër nëpërmjet energjisë pneumatike të gjeneruar nga CO2. Për hapjen e pjesës së lëvizshme përdoret një fishek CO2 kurse hapja bëhet manuale;

Profilet sanitare

TeraSteel siguron gjithë gamën e profileve dhe aksesorëve sanitare të PVC për finisimet e nevojshme të dhomave dhe depozitave frigoriferike dhe pajisje të tjera që duhet të kenë kushte termike dhe higjienike strikte.

DYERT INDUSTRIALE

Dyert industriale kanë këto karakteristika:

  • panelet sanduiç me trashësi 4 cm;
  • feroneri prej çeliku me rezistencë të lartë;
  • dyert janë të ekuilibruara me një sustë me kthesë prej çeliku për 50.000 hapje;
  • në variantin standard, dyert kanë të përfshirë edhe mbrojtjen kundra thyerjes së sustës, kundra këputjes së kabullit dhe pajisje kundra zënies së gishtave;
  • panelet mund të pajisen me dyer për kalimtarë, panele vetrata, dritare me modele të ndryshme etj.;
  • dyert mund të jenë me hapje manuale, reduktim me zinxhir ose me hapje automate, të cilat veprojnë nga paneli me buton ose me telekomandë;
  • mbyllje me garnicion kauçuku perimetrale;
  • dhe jo galvanizimi me trashësi 2.0 mm;

Ngjyrat standard të jashtme: e bardhë RAL 9002, argjendi RAL 9006, bojëqielli RAL 5010, gri antracit 7016, e kuqe e ndezur RAL3000

Ngjyrat e brendshme: e bardhë RAL9002