Çfarë është Lead by TeraSteel?

Një opsion i ri ndërtesat metalike, i cili arrin një nivel të ri performance nga pikëpamja e qëndrueshmërisë, të izolimit termik dhe rezistues ndaj zjarrit. Lead by TeraSteel kontribuon në uljen e nivelit CO2, duke i ofruar arkitektëve një ndihmë më të madhe në projektim, por dhe me kosto të mira për përfituesit.
Lead by TeraSteel  CO2

Ulja e nivelit CO2

Efikasitet energjetik i lartë

Rivendosje dhe ripërdorim

Përmirësimi i kostove

Ripërdorimi i materialeve

Rezistuese ndaj zjarrit

Efikasitet energjetik i lartë

Teknologjia e re e izolimit V PLUS PERFORM™ është një solucion poliuretani i cili lejon prodhimin e paneleve termoizoluese të një gjenerate të re. Si rrjedhojë, koeficienti i përcjelljes termike është 20% më i mirë.

Efikasiteti i energjisë është përmirësuar dhe më shumë, nëpërmjet një sistemi pllake betone i cili pengon humbjen e ngrohjes nëpërmjet zëvendësimit me një shtrat zhavorri për këputjen e kapilaritetit dhe polisterolit zgjerues me shkumë qelqi zgjeruese (Geocelll) nxjerrë nga qelq i ricikluar.

Rezistencë e lartë ndaj faktorëve të jashtëm

Profilet e përdorura për magazinat metalike Lead përfitojnë një mbrojtje bazë magnez-alumin-zink, të cilët ofrojnë një rezistencë kundra gërryerjeve të paparashikuara, dhe në mjediset me kushte të rënda. Panelet termoizoluese Lead realizohen me fletë çeliku me mbrojtje GreenCoat (SSAB) – shumë rezistuese ndaj gërryerjeve, rrezeve UV, dhe ndaj gërvishtjeve.

Përmirësimi i kostove

Performanca energjetike e lartë e materialeve dhe detajet inovatore të cilat përdoren, lejojnë mbyllje shumë të mirë dhe një kursim deri në 20% të konsumit të energjisë, në krahasim me mesataren e tregut.

Gjithashtu, rivendosja e lehtë magazinës dhe mundësia e ripërdorimit të elementëve ndërtues ndihmojnë në përmirësimin e kostove.

Çfarë ofron Lead by TeraSteel?

Zgjidhja jonë bazohet mbi efikasitetin e duhur të përcjelljes termike, në uljen e kostove të mirëmbajtjes, siguri të lartë ndaj zjarrit, rezistencë dhe jetëgjatësi të magazinave metalike të gatshme. I projektuar, prodhuar dhe montuar nga TeraSteel, magazina Lead është një zgjidhje unike për tregun e ndërtimeve në Rumani, duke ndihmuar jashtëzakonisht arkitektët , përfituesit dhe mjedisin rrethues.

Reagim i lartë ndaj zjarrit

Teknologjia V Plus Perform me ciklopentan ofron një rezistencë dhe reagim të lartë ndaj zjarrit:

  • Reagim i lartë ndaj zjarrit;
  • Euroclass B-s1, d0;
  • Rezistencë ndaj zjarrit: 30 min.

Rivendosja dhe ripërdorimi

Teknologjia e re Lead by TeraSteel ofron mundësinë e përmirësimit të procesit të projektimit të strukturës dhe ripërdorimit të elementeve të ndërtimit për rivendosje.

Ulja e nivelit të karbonit

Nëpërmjet aplikimit mbrojtës të aliazhit magnez-alumin-zink në tokë. Gjithashtu, elementet ndërtuese mund të ripërdoren në rastin e një rivendosje. Më shumë, magazinat Lead përdorin themele parafabrikate, me kosto të ulëta dhe të cilat mund të ripërdoren, kurse mbrojtja GreenCoat® tregon një teknologji të bazuar mbi lëndë bio (BT - bio-technology).

Teknologjia e izolimit të paneleve V PLUS PERFORM nga Dow ndihmon në krijimin e ndërtesave të përgatitura për të ardhmen, me qëndrueshmëri, efikasitet energjetik dhe me njerëz në qendrën e projektimit.

TeraSteel bën pjesë në Grupin TeraPlast, prodhuesi më i madh i materialeve të ndërtimit, me kapital rumun

Sallat (depozitat) TeraSteel janë një produkt modular, jetëgjatë, montohen lehtë, zhvendosen lehtë, përshtaten me një gamë të gjerë nevojash dhe kërkesash.

Panel termoizolues muri me puthitje të dukshme

Profile të zinkuara

Pse TeraSteel?

Ofrojmë më shumë vlera. Ofrojmë dokumentacionin e projektimit, prodhime dhe pjesë të strukturave prej çeliku dhe montim të magazinave industriale, tregtare, bujqësore dhe zooteknike, si dhe për një gamë të gjerë ndërtesash prej çeliku.