TeraSteel bën pjesë në Grupin TeraPlast, prodhuesi më i madh i materialeve të ndërtimit, me kapital rumun.

Kompania TeraSteel ka investuar konstant në zhvillimin e teknologjisë, kurse në këtë moment ka kapacitetin të prodhojë profile të zinkuara dhe panele termoizoluese  me shkumë poliuretani PUR dhe shkumë ignifugata (kundra zjarrit) PIR, si dhe aksesorë metalikë.

Në plus, duke bërë pjesë në Grupin TeraPlast, TeraSteel i ofron klientëve të saj shërbime komplete – depozita të kompletuara.

Fabrikat e prodhimit TeraSteel ndodhen në Parkun Industrial TeraPlast në Sărățel, Rrethi Bistrița-Năsăud (produkte panele termoizoluese) dhe në lokalitetin Bistrița (fabrika e prodhimit të profileve të zinkuara). Këto janë të pajisura me linja teknologjike bashkëkohore, të cilat mundësojnë prodhimin e disa produkteve cilësore , si nga pikëpamja e performancave teknike, por dhe nga ana estetike.

Në 2017, në sajë të një investimi prej 7 milion  euro, TeraSteel ka hapur një fabrikë të re në Serbi- TeraSteel DOO. Kjo është njësia e parë e prodhimit të Grupit TeraPlast jashtë  Rumanisë, por dhe fabrika e parë rumune e inauguruar jashtë shtetit pas 1990, me kapital integral privat rumun. Investimi është kryer në kompletimin e kapacitetit të prodhimit të fabrikës TeraSteel në Rumani. Në mars 2018, në Serbi funksionon dhe linja e prodhimit të llamarinës së valëzuar autoportantal TRS 153-840, kurse nga gjysma e vitit 2018 ka filluar prodhimi i paneleve me pambuk mineral.

Ka struktura logjistike dhe informatike moderne, të cilat lejojnë përpunimin dhe mbarimin e shpejtë të  porosive, TeraSteel ka arritur të zhvillohet  nga pikëpamja tregtare si në nivel kombëtar por dhe në tregje të tjera si Hungaria, Çekia, Sllovakia, Ukraina, Moldavia, Austria, Gjermania, Holanda, Sllovenia, Kroacia, Zvicra.

Tani , kompania TeraSteel eksporton produkte në mbi 20 vende.

Produktet tona

TeraSteel prodhon:

  • sisteme panelesh termoizoluese për mure dhe çati PUR, PIR dhe pambuk mineral
  • profile të zinkuara të tipit Z, C, U dhe Σ - elemente strukturale çeliku
  • armatura për profilet PVC
  • llamarinë e valëzuar autoportantal TRS 153-840
  • depozita të kompletuara

Fushat e përdorimit të paneleve termoizoluese dhe elementet strukturale:

  • salla depozitimi
  • salla prodhimi
  • salla ku zhvillohen shërbime të ndryshme (shërbime auto, lavazhe, ateliere të vogla)
  • salla frigorifer
  • module të para konfeksionauara (tipi konteiner)
  • ndarje të brendshme të çdo lloj ndërtimi
  • ndërtesa agrozooteknike
  • aplikime me higjienë strikte (laboratorë, industria farmaceutike)

Konformiteti i produkteve

Duke respektuar kërkesat dhe rregulloret e zbatueshme, është atestuar përputhja e paneleve dhe elementeve strukturale prej çeliku profilet e zinkuara me shënimin e markës CE.