Grupi TeraPlast është  prodhuesi më i madh i materialeve të ndërtimit, me kapital rumun. Misioni i tij është, të ofrojë zgjidhje efikase për njerëzit dhe mjedisin, nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të cilësisë së lartë, ka bërë që ky grup të  gjendet gjithmonë në shërbim të klientëve dhe partnerëve të tij, duke ju dedikuar në të njëjtën kohë zhvillimit të vazhdueshëm.

Në Grup bëjnë pjesë: TeraPlast, TeraPlastHungari, TeraSteel, TeraSteel Serbi, TeraGlass dhe Wetterbest.

Me një traditë prej 120 vjet, Grupi TeraPlast është orientuar gjithmonë drejt zhvillimit, inovimit dhe jetëgjatësisë.  Kështu, sot ky grup ofron zgjidhje komplete në fushën e ndërtimit, nëpërmjet gjashtë linjave të biznesit: instalime dhe dizajnë të profileve të vetratave, grimca PVC, panele termoizolimi , dritare & dyer dhe tjegulla metalike. TeraSteel Serbi,  e inauguruar në 2017, është njësia e parë e prodhimit e hapur jashtë shtetit , pas 1990, me kapital integral privat rumun. Duke filluar nga korriku i 2008, TeraPlast SA është listuar në Bursën e Vlerave Bukuresht, me simbolin TRP.

Në 10 vitet e fundit, Grupi TeraPlast ka realizuar investime mbi 100  milion  euro dhe, në sajë të zhvillimit të aktivitetit të eksportit , produktet e tij janë të prezantuara në mbi 20 vende evropiane.